Qeveria hap konkurs për këshilltar biznesi

Qeveria do të punësojë ekspertë të huaj që do të ndihmojnë kompanitë vendore për përmirësimin e biznesit, transmeton Alsat-M.

Çdo kompani vendore, e cila do të dëshirojë këshilla nga ekspertë të huaj, do të duhet të aplikojë në konkursin e Qeverisë që sapo është shpallur tashmë. Kompanitë mund të kërkojnë ekspert nga çdo fushë, dhe më pas, Qeveria, do të krijojë një ekip konsulentësh të huaj që do të punojnë me to. Biznesmenët nuk do të paguajnë asgjë për këtë shërbim, ose do të paguajnë një shumë tepër modeste. Shpenzimi do të jetë kryesisht i paguar nga Qeveria.

Megjithatë, se sa mjete nga buxheti do të shpenzohet për këtë qëllim, tani për tani, nuk ka informata. Qeveria pritet të dalë më vonë me analiza, dhe varësisht nga interesimi i kompanive, do të caktojë një shumë që do t’u paguhet ekspertëve të huaj.

“Fusha e angazhimit të ekspertëve të huaj nuk është saktësuar dhe ne ofrojmë një shans për të gjitha kompanitë vendore që të mund të aplikojnë, në mënyrë që të sigurojnë angazhimin e ekspertëve të huaj. Përkatësisht, ato mund të aplikojnë për ekspertë në fushën e bujqësisë, të industrisë përpunuese, turizmit, ndërtimtarisë, të industrisë së tekstilit dhe gjithë sektorët e tjerë”, deklaroi  Aleksandër Gjeorgiev, zëdhënës i Qeverisë. 

Lajme të ngjashme

Back to top button