Ja në cilat vende në Gostivar ka park dhe parking të ri

Komuna e Gostivarit vazhdon me rregullimin e parkingjeve dhe parqeve sidomos në banesat kolektive. 

Aktualisht bëhet rregullimi parter i parkingjeve për tri ndërtesa në rrugën 18 Nëntori në afërsi të Stacionit Policor në Gostivar, në përputhje me Planin Detal BU7. 

Banesat në fjalë janë ndërtuar më herët dhe të njëjtat nuk kanë parkingje nëntokësore. 

Me përfundimin e punëve, për çdo njësi banesore do të sigurohet minimum një vend parkim dhe shtigje në përputhje me ligjet ne fuqi. 

Investimi kap vlerën rreth një milion denarë dhe financohet nga buxheti i komunës së Gostivarit. 

Kohë më parë, në afërsi të të njëjtave banesa, u bë rregullimi parter i oborrit mbas qendrës tregtare “Barok”.

Lajme të ngjashme

Back to top button