Ameti takohet me sheikun arab

Në Universitetin Shtetëror të Tetovës qëndroi ditë më parë për vizitë Sheiku Al Waleed Ahmed Al Dahash Al Tuwaijri, biznesmen nga Arabia Saudite, pronar dhe bashkëpronar i më shumë kompanive ndërkombëtare.

Në USHT, biznesmeni arab është pritur nga Rektori Prof. Dr.Vullnet Ameti dhe Prorektori për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Prof. Dr.Arbër Çeliku.

Rektori, Prof. Dr.Vullnet Ameti, ka njohur mysafirin arab me historinë e dhimbshme të Universitetit, sakrificën, rolin dhe kontributin e tij në arsimin e brezave të rinj.

Ai e ka informuar gjithashtu edhe për partneritetin ndërkombëtar që ka ndërtuar USHT, gjithmonë në kuadrin e realizimit të projekteve të përbashkëta shkencore me dhjetëra universitete, këmbimin e studentëve dhe stafit pedagogjik, duke shtuar se ky universitet ndjek dhe zbaton me kujdesin e duhur reformat e bëra në arsimin sipëror sipas kritereve të Bolonjës.

Biznesmeni arab, pjesëtar i familjes mbretërore, që kryen disa funksione shtetërore, gjatë qëndrimit të tij në USHT, theksoi se qëllimi i vizitës në këtë institucion është njohja nga afër me kapacitetet kadrovike, infrastrukturën dhe t’i shqyrtojë mundësitë që në të ardhmen me stafin drejtues të universitetit, të bashkëpunojmë në lëmi të ndryshme të edukimit, shkencës dhe infrastrukturës.

Lajme të ngjashme

Back to top button