Inspektori Ilievski ka ngritur padi penale kundër rektorit dhe Universitetit të Tetovës

Inspektori i Arsimit, Gjorgji Ilievski, ka ngritur padi penale në Gjykatën Themelore të Tetovës për Universitetin Shtetëror të Tetovës dhe rektorin Vullnet Ahmeti, njofton Makfax.

Ilievski gjatë kontrollit të Fakultetit të Drejtësisë në USHT zbuloi se u promovuan në mënyrë të parregullt tre zyrtarë shtetërorë – Ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu dhe Drejtori i Zyrës Shtetërore të Pronësisë Industriale, Safet Emruli.

Ai gjithashtu ka mbikëqyrur procesin pas kontrollit, ku ka paraparë që deri sot të merren masa për rastin, por pasi që Universiteti i Tetovës nuk ka vepruar në përputhje me kërkesat e tij për të anuluar titujt e zyrtarëve, ai paraqiti akuza për kundërvajtje.

Inspektorati Shtetëror i Arsimit i propozoi drejtorit Tome Spirovski një masë disiplinore për Inspektorin Ilievski sepse ai e informoi publikun për rastin, dhe procedura nuk u përfundua. Ai, nga ana tjetër, mendon se ky ishte obligimi i tij edhe pse u kërcënua të mos flasë asgjë në publik.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button