Thonë se ëndërrimtarët sfidojnë jetën…

Thonë se ëndërrimtarët sfidojnë jetën por e njëjta nuk mund të thuhet për njerëzit gjumash, ata vdesin duke ëndërruar.

Të zhgënjyer nga realja apo bota e frymorëve, gjumashët vegjetojnë në iluzionet e tyre duke u gëlltitur nga një botë paralele imagjinare. Fare qartë dhe të vetëdijshëm ata pushojnë së ekzistuari edhe pse fizikisht janë të kapshëm për shqisat tona.

Gjumashi ka për triumf iluzionin, ai shpërthen tek idealet e vetëkënaqjes, portretizon veten si gjithçka mbi tokë, super hero në një botë që nuk ekziston – trillim, narcizmi i është shndërruar në metastazë, vuan nga mania e pranimit nga të tjerët. Në pasqyrën e tij ai sheh veten si pikën më glamuroze të kozmosit.

Gjumashi nuk dëshiron të njohë veten, ai thur veten në imagjinatë dhe më pas e observon imagjinatën si të qenit e vërtetë. Ai i turret shoqërisë  duke pretenduar se shoqëria e sheh po njëjtë botën të cilën e krijon në “gjumë”. Ai është i pandërgjegjshëm në veprimet që shpreh, paragjykon të tjerët që të fsheh të metat e tija, ai ka frik të dal nga iluzioni  dhe është i vetëdijshëm se bota që ka krijuar për veten e tij është vetëm gënjeshtër. Duke mos dashur të shqetësohet nga e vërteta, atë e kaplon gjumi letargjik ku druaj se nga mos zgjimi ai do të kthehet në fosile dinozaurësh.

 Sidoqoftë, të qenit “i gjallë” nuk është vullnet që e zgjedh vet!

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button