Ambasadorja amerikane: Zaev të kërkojë përgjegjësi nga gjithë zyrtarët qeveritar

Kejt Berns është ambasadorja e re amerikane në Republikën e Maqedonisë së Veriut, e cila këtë muaj filloi mandatin. Në një paraqitje publike, ajo flet për prioritetet e saja dhe situatën politike në vend, duke u ndalur ne raportet bilaterale dhe multilaterale të SHBA-ve dhe RMV-së, transmeton Portal.mk.

Ambasadorja tregoi tre prioritetet e mandatit të saj në Shkup.

“I pari, është të promovoj stabilitet nëpërmjet institucioneve të fuqishme dhe të vazhdoj të mbështes përpjekjet e mëtejshme të Qeverisë për reforma dhe zbatim të sundimit të ligjit. E dyta,  do përkushtohem në mbështetjen e përparimit nëpërmjet programeve tona për ndihmë, si dhe nëpërmjet partneritetit me sektorin privat. Prioriteti i tretë, sigurisht është rritja e sigurisë tonë të përbashkët, nëpërmjet bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes”, deklaroi ambasadorja Berns.

Berns u ndal edhe te problemi kryesor në vend, të krimi i organizuar dhe korrupsioni, më saktë foli edhe për problemin “Reket”.

Zaevi të kërkon përgjegjësi nga gjithë përfaqësuesit qeveritar dhe të garanton se pavarësisht nivelit të funksionit, njerëzit duhet të kenë besim në institucionet qeveritare”, deklaroi ndër të tjera Berns në lidhje me problemin “Reket”.

Berns shpreson se më së voni deri në fillim të vjeshtës, Senati Amerikan do të ratifikon Protokollin për anëtarësimin e RMV-së në NATO, duke vlerësuar lartë organizimin e stërvitjes ushtarake disajavore “Goditja Vendimtare”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button