Ronaldo: CR7 është lojtar i kompletuar

Ish-fenomeni i Brazilit dhe i Real Madridit, Ronaldo thotë se Cristiano Ronaldo është bërë ‘lojtar shumë i kompletuar’ që nga transferimi në Spanjë.

“Cristiano është shumë i mirë. Ai është rrumbullakësuar më shumë si lojtar këtu dhe çdokush emocionohet kur e sheh atë në mënyrën se si luan me Real Madrind”, deklaroi Ronaldo për website zyrtar të klubit.

“Të vij këtu ka qenë mirë për të. Ai ka shënuar mjaft gola për Manchester United, por këtu ai shënon më shumë dhe është zhvilluar më shumë si golashënues. Është lojtar shumë i kompletuar”.

Lajme të ngjashme

Back to top button