Pique: Fitorja nuk mjafton për Barcelonën

Mbrojtësi i Barcelonës, Gerard Pique ka thënë se Barcelona nuk është duke shikuar vetëm që të fitojë një ndeshje, mirëpo dëshiron gjithashtu të luajë edhe një futboll të bukur.

“Ne jemi Barcelona, ne e dimë sesi janë gjërat. Fitorja nuk është e mjaftueshme për neve. Ne gjithashtu duhet të luajmë një futboll të bukur”.

“Barcelona është i vetmi klub që mund të fitojë një takim me rezultat 4-0, dhe që më pas njerëzit e shikojnë se cila skuadër ka pasur më shumë posedim të topit”.

“Tata Martino është duke shikuar të shtojë më shumë opsione në fushë, pasi do bëhemi më të fortë. Kjo gjë është e mirëseardhur”.

“Gjashtë fitore në gjashtë ndeshje tregon që ne jemi duke luajtur mirë. Për aq kohë sa jemi duke fituar, nuk mund të jetë një gjë e keqe. Për aq kohë sa jemi duke marrë nga tre pikë në çdo ndeshje, ne jemi të lirë të flasim”, ishin fjalët e Piques pas fitores kundër Real Sociedad me rezultat 4-0.

Lajme të ngjashme

Back to top button