Berisha nxjerr dufin në Facebook

Kryeministri në largim, Sali Berisha, ka akuzuar pasardhësin e tij, Edi Rama, se do të rrënojë bregdetin shqiptar dhe mbarë vendin. Berisha ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të komentuar nismën e re të ndërmarrë nga kryesocialisti Rama.

“Dy vjet më parë Partia Socialiste festoi fitoren nga kandidatët e saj në të gjitha bashkitë dhe komunat bregdetare të vendit. Pas dy vitesh, sipas vetë dyshes Rama – Kokëdhima, kjo fitore mavi solli rrënimin e bregdetit tonë nga ndërtimet pa leje. Pra, siç pohojnë vetë, në dy vjet pushteti mavi në bashkitë dhe komunat bregdetare u faktua si pushteti i rrënimit në këto zona.

Merreni me mend rrënimin dhe katastrofën që mund të sjellë në mbarë vendin pushteti mavi i Piktorit që doli nga mashtrimet anti-globaliste dhe krimi???

Qytetarë duhet të jemi gati kundër rrënimit dhe katastrofës mavi!”,- shkruan Berisha transmeton Gazeta Shqiptare.

Lajme të ngjashme

Back to top button