‘Nëna Naile’ shkaktare e tensioneve te kosovarët

Kanë përfunduar me përleshje fizike mosmarrëveshjet ndërmjet disa banorëve të një ndërtese në Kllokot dhe pronarit të Banjës “Nëna Naile”.

Banorët afër banjës vazhdojnë të jenë të izoluar tash e një muaj, ngase rruga e tyre është bllokuar nga pronarët e banjës. Në favor të banorëve ka marrë vendim edhe Gjykata Themelore në Viti. Pronarët e Banjës “Nëna Naile” nuk po e përfillin vendimin e gjykatës, ata po tentojnë t’u bëjnë zgjidhje përmes hapjes së një rruge tjetër, gjë me të cilën nuk janë pajtuar banorët, transmeton Koha.

Policia është e njoftuar me kontestin ndërmjet pronarit të Banjës “Nëna Naile” dhe një grupi të qytetarëve lidhur me një rrugë, por Gjykata ende nuk ka kërkuar asistencë nga Polica, ka thënë zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani. Kohavisioni ka kontaktuar edhe me pronarin e Banjës “Nëna Naile” Sabri Novosellën, por ky i fundit nuk ka dashur ta komentojë vendimin e Gjykatës, duke thënë se kjo çështje ka përfunduar./Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button