Shkupi gati për derbin e qytetit

Për disa orë pritet të fillojnë ndeshjet e xhiros së dytë të Ligës së dytë të Maqedonisë, e ku pa dyshim që edhe këtë javë e spikatin shumë ndeshje derbi.

Pa dyshim se më interesantë do të jetë në lagjen e Autokomandës në Shkup, ku pas një kohe të gjatë takohen dy rivalët e vjetër të qytetit, KF “Skopje” si nikoqire e KF Shkupi. 

Ndeshja në fjalë është shumë e rëndësishme për dy ekipet, kjo e para ka arkëtuar një pikë jasht fushe xhiron e parë, ndërsa Shkupi e ka nisur me fitore kampionatin duke mundur Dritën me 3:0. për në Autokomandë bëhen gati edhe tifozët e flaktë të Shkupit, “Shvercerat Shkup”, të cilët do të jenë futbollisti i 12-të i ekipit.

Derbi do të luhet edhe në Miletinë, ku takohen dy ekipet shqiptare, Rrufeja dhe Zajazi, ndërsa Drita do të kërkojë të arkëtojë pikët e para të sezonit (e ka filluar me -3, shkaku i dënimit), kur në Bogovinë udhëton si mysafire Boreci. Vrapçishti që shkaku i golaverazhit nga ndeshja e parë, është në kreun e tabelës si lider, këtë xhiro përsëri para publikut të vet do të kërkojë pikë të reja për të mbetur e para, kur do të përballet me Novacin.

Të gjitha ndeshjet zhvillohen sot në orën 17:30:
Skopje – Shkupi
Rrufeja M. – Zajazi
Drita – Boreci
Vrapcishti – Novaci
Lokomotiva – Pobeda
Kozhufi – Teteksi
11 Oktomvri – Sileksi
Tiverija – Maxhari

Lajme të ngjashme

Back to top button