Policia egjiptiane vret djalin e liderit të Vëllazërisë dhe nipin e Hasan El Benasë
Djali i udhëheqësit kryesor të Vëllazërisë Myslimane, Muhamed Badie është qëlluar për vdekje në Kajro, njofton Agjencia Anadolu.
Ammar Badie, 37 vjeç, u qëllua dy herë në kokë dhe në sy gjatë pjesëmarrjes së tij në protestat e së premtes në Kajro.
Trupi i tij tani gjendet në spitalin ushtarak Ghamra në Kajro.
Sipas të dhënave nga Anadolu Agency, në mesin e të vrarëve është edhe nipi i themeluesit të Vëllazërisë Myslimane, Hasan El-Bena.
” Khaled Fernas Abdel-Basit u martirizua gjatë pjesëmarrjes së tij në protesta të premten,” tha Ahmed Seif al-Islam, djali i themeluesit të Vëllazërisë Myslimane.
Ai tha se trupi i nipit të El-Benas u transferua në Xhaminë Al-Teuhid, në Sheshin Ramses.
Më shumë se 181 njerëz u vranë të premten në protesta masive të mbështetësve të presidentit të rrëzuar Muhamed Mursi në disa qytete. Më shumë se gjysma e vdekjeve kanë ndodhur në Sheshin Ramses të Kajros.
Ndërkohë autoritetet egjiptiane po kujdesen për kryerjen e vrasjeve sistematike të protestuesve paqësorë në sheshin Ramses. /mesazhi/