Ish shefi i shtabit, Miroslav Stojanovski, përfaqësues ushtarak në Bruksel

Ish-Shefi i Shtabit, gjeneral-nënkoloneli, Miroslav Stojanovski, është përfaqësuesi i ri i Maqedonisë në NATO dhe BE në Bruksel, shkruan “Dnevnik”.

Vendimi për zgjedhjen e Stojanovskit është bërë para dy dite dhe tashmë është nënshkruar nga Ministri i mbrojtjes, Talat Xhaferi. Stojanovski ka qenë Shef i Shtabit saktësisht deri para dy viteve, ndërsa tani është oficer më i lartë në ushtri.

Ministri Xhaferi ka emërtuar edhe shtatë përfaqësues ushtarak, mandati i të cilëve do të jetë për tre vite. Përfaqësuesi i parë i Maqedonisë në Kinë, do të jetë koloneli Smiljan Jurdana. Për përfaqësues në Britaninë e Madhe është emërtuar koloneli, Zoran Sekullovski, ish zëdhënës i ARM-së dhe oficer për lidhje në kontigjentin e parë të Maqedonisë në Irak në vitin 2003.

Përfaqësues ushtarak në Greqi, do të jetë nënkoloneli, Safet Micinoviq, në Francë do të jetë koloneli, Enver Jakupi, në gjermani nënkoloneli, Çedo Jaqimovski, në SHBA, koloneli, Velin Stojanovski, ndërsa koloneli Krume Vellkov, është përfaqësuesi i ri i misionit të përhershëm të OSBE-së dhe njëherë do të jetë përfaqësues ushtarak edhe në Austri, Slloveni, Çeki, Sllovaki dhe Hungari.

Lajme të ngjashme

Back to top button