Fjolla Morina pëlqen këngëtaren serbe

Thënien se ‘muzika nuk njeh kufi’ duket se më së miri e ka pranuar këngëtarja shqiptare Fjolla Morina. Këngëtarja prishtinase përmes faqes zyrtare në ‘Facebook’ ka pëlqyer këngëtaren e njohur serbe Jelena Karleusa.

E mes këtyre dy artisteve ka edhe një tjetër të përbashkët pasi që pëlqimin ndaj pop divës serbe, Fjolla nuk është që e ka treguar vetëm me një ‘like’ në fan pages.

Morina edhe në videoklipin e këngës ‘Pse’ ka kopjuar disa sekuenca që të ngjasojnë me videoklipin e Jelenës në këngën ‘Tihi ubica’ videoklip ky që këngëtarja serbe e ka lansuar në vitin 2008.

Lajme të ngjashme

Back to top button