Ja se si u prit Obama në Gostivar

Abongo Malik Obama, vëllai i presidentit të SHBA-ve mbrëmë e ka vizituar Gostivarin, ku është pritur nga kryetari Nevzat Bejta.   

“Shpresoj se ardhja ime do të jetë nxitje për ndërtimin e një bashkimi më të madh në Ballkan në një të ardhme të shpejtë. Secili njeri ka të drejt të jetë i lumtur dhe i lirë. Edhe këtu dua të flas rreth qëllimeve të fondacionit që mban emrin e babait tim, se asnjë njeri nuk mund të kënaqet në pasurinë e tij përderisa fqiu i tij vuan nga uria”, tha Obama.   

Kryetari i Gostivarit Nevzat Bejta e ka falënderuar Obamën në emrin e qytetarëve të Gostivarit, duke rikujtuar se Ballkani gjithmonë ka pasur konflikte ndëretnike, por duhet të jepet një shembull që të ndërtohet harmonia për një të ardhme më të ndritshme.   

Obama vizitoi edhe Xhaminë e Sahatit si dhe kishën “Sh. Bogorodica”, kurse në darkën për nder të tij u shtruan qebapë tradicional dhe mish viçi. 

Vëllai i presidentit amerikan ka propozuar që qyteti i vendlindjes së tij të binjakëzohet me qytetin e Gostivarit.

Lajme të ngjashme

Back to top button