Dita e dytë e regjistrimit në fakultetet shtetërore

Sot është dita e dytë e regjistrimit në universitetet shtetërore në Shkup, Manastir dhe Ohër, ndërsa në Universitetin Shtetëror të Tetovës regjistrimi do të bëhet prej 19 deri më 23 gusht.

Edhe përkundër studimeve të disperzuara anembanë vendit studentët më së shumti interes janë duke treguar për regjistrim në universitetin shtetëror “Shën Kirili dhe Metodi.

Shkencat shoqërore edhe përkundër zvogëlimit të kuotave edhe më tej mbeten me interes më të madh për brucoshët e rinj.

Në pesë universitetet shtetërore këtë vit ka gjithsej 25.624 vende të lira, prej tyre 15.063  janë për studentët e rregullt në kuotën shtetërore, 7.411 për studentët e rregullt me kofinancim dhe 3.150 vende të lira për studentët e çrregullt.

Studentët e rregullt në kuotën shtetërore do të paguajnë 200 euro participim vjetor, në kuotën për kofinancim 400 euro, ndërsa në studimet e disperzuara nga 100 euro. /Portalb 

Lajme të ngjashme

Back to top button