UACS- regjistrohuni, afati është i hapur deri më 23 gusht

Konkursi për regjistrim të studentëve në studime deri diplomike në Universitetin ‘American Collage’ Shkup vazhdon të jetë i hapur deri më 23 gusht.

Nëpër programet studime të UACS, për vitin e ri akademik sipas plan programit dhe konkursit pranohen gjithsej 300 student, njoftojnë nga qendra për marrëdhënie me opinion e Universitetit.

‘Në Fakultetin e Ekonomisë dhe organizimit të shkencave menaxhment marketing dhe financa do të pranohen 130 studentë, ndërsa ligjëratat janë në gjuhë angleze dhe maqedonase. Në Fakultetin e shkencave juridike pranohet 30 studentë, me ligjërata në maqedonisht. Në fakultetin e shkencave politike mund të pranohen 25 studentë, ndërsa ligjëratat do të jenë në gjuhën angleze. Në fakultetin për arkitekturë dhe dizajn pranohen 70 studentë me mësim në gjuhën maqedonase. Në fakultetin e shkencave kompjuterike dhe informatikë ka vende për 25 kandidatë me mësim në gjuhën angleze.Në fakultetin e gjuhëve të huaja, për komunikim të gjuhës angleze pranohen vetëm 20 student’ informojnë në UACS.

Një vit akademik në UACS kushton 2000 euro për ata që studiojnë në gjuhën maqedonase, dhe 2600 për ata që studiojnë në gjuhën angleze.

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë ata që kanë kryer shkollimin e mesëm dhe që kanë pasur sukses në maturën shtetërore./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button