Moti paradite, me diell dhe vranësira mesatare, pasdite shi

Paradite, sot moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare, ndërsa pasdite në pjesën më të madhe të vendit  jostabil me shi, bubullima dhe me erë të një intensiteti paksa të lartë.

Temperaturat do të sillen nga 23 deri më 35 gradë. Në Shkup do të mbretërojë mot i ngjashëm , me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa pas dite do të ketë zhvillime më të theksuara vranësirash që do të shoqërohen me shi, bubullima dhe me erë të drejtimeve të ndryshme.

Mot i ngjashëm do të mbretërojë edhe gjatë vikendit, kur pritet që në orët e pasditës të krijohen kushte për shira lokal.

Lajme të ngjashme

Back to top button