Policia merr në pyetje një malazez dhe një serbe, xhironin afër MPJ

Një serbe dhe një malazez janë dërguar në stacionin policor në qendër të Shkupit, pasi zyrtarët policorë i kanë vërejtur duke kontrolluar me telekomandë një fluturake, në afërsi të ndërtesës së Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Pas verifikimit është konstatuar se në fluturaken e improvizuar ka patur të instaluar një video kamerë. Siç informon A1ON ata i kanë deklaruar policisë se kanë qenë duke xhiruar një spot për Dejan Miliçeviq.

Malazezi 27 vjeçar dhe serbja 23 vjeçare janë përcjellë në stacionin policor, në të cilin do të duhet të konstatohet se cili ka qenë qëllimi i incizimit.

Lajme të ngjashme

Back to top button