Janakievski: “Wizz Air” u zgjodh operatori me buxhet të ulët për tre vitet e ardhshme

Kompania ajrore me buxhet të ulët “Wizz Air” u zgjodh nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve në tre vitet e ardhshme me subvencione nga Qeveria e Maqedonisë që të krijojë 5 destinacione të reja nga Aeroporti i Shkupit dhe një linjë të rregullt nga Aeroporti i Ohrit.

“Dy ditë pas skadimit të vitit 2014 “Wizz Air” u zgjodh si operatori ajror me buxhet të ulët për tre vitet e ardhshme. Ka afat për ankesë dhe pres që deri më 15 janar ta arrijmë marrëveshjen. Janë ofruar linja të reja nga Shkupi drejt pesë qendrave evropiane dhe fluturim direkt nga Ohri drejt Bazelit”, informoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakievski duke e prezantuar raportin për punën e bërë në vitin që kaloi.

Lajme të ngjashme

Back to top button