Dy realitetet e marrëveshjes që ndali luftën e 2001

12 vjet pas nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, që i dha  fund konfliktit të armatosur dhe që në një farë mase e ndryshoi konceptin e shtetit, shqiptarët dhe maqedonasit  e përjetojnë në mënyra të ndryshme atë dhe implementimin e saj.

Këtë fakt e pohojnë edhe njohësit e rrethanave politike dhe të raporteve ndëretnike në vend, të cilët megjithatë thonë se nuk është e vërtetë se  shqiptarët e pranojnë atë njëzëri.

“Nuk është vërtetë se të gjithë shqiptarët e pranojnë marëveshjen. Ish luftëtarët e UÇK-së që u bënë politikanë vlerësojnë gjithashtu se kompromisi nuk është i mirë, ashtu si dhe shumë maqedonas që mendojnë që Marrëveshja është rezultat i një konflikti luftarak, i cili përfundoi me atë që fuqitë e huaja, siç janë SHBA dhe BE u vunë në anën e shqiptarëve dhe imponuan një marrëveshje të këtillë”, thotë  Mirjana Malevska, profesoreshë në UEJL.

Megjithatë, ajo vlerëson se  pas 12 vitesh të Marrëveshjes së Ohrit, poshtë-lartë, të gjithë e kanë  kuptuar dhe e kanë të qartë se është i domosdoshëm mirëkuptimi i ndërsjellë dhe negocimi për problemet më të rëndësishme. 

“Mendoj që ne po ecim në drejtimin  duhur. E di që kjo mund të duket shumë optimiste, sepse shumica  i sheh marrëdhëniet ndëretnike në mënyrë shumë më pesimiste, por mendoj që Marrëveshja kornizë na ndihmoi që shteti të lëviz në drejtimin e duhur, i cili për shkak të përbërjes së tij  nuk mund të jetë, shtet nacional i një kombi.”, nënvizon Malevska.

Ajo shton se  ky është thelbi i marrëveshjes dhe, kjo  mbase është e vështirë për t’u pranuar nga shumica e maqedonasve.   Megjithatë, sipas aj, për dallim nga viti 2001,2002, apo pesë vitet  e para pas konfliktit, sot gjithmonë e më shumë njerëz, binden dhe e kuptojnë se kjo është një nga mënyrat për vendosjen e paqes dhe stabilitetit në vend, gjë që dëshmohet me faktin që këto, vite apo më shumë se një dekadë nuk ka patur probleme serioze edhe pse ka pasur incidente, që  megjithatë nuk kanë rezultuar me përsëritjen e  konfliktit të armatosur.
 
“Mendoj se shumica e njerëzve të arsyeshme e pranojnë atë si një solucion të nevojshëm. Ka ekstremizëm edhe tek maqedonasit. Ka shumë nacionalizëm. Kemi edhe qeverinë, në të cilën njëra parti manifeston nacionalizmin maqedonas dhe ndjenja të tepruara nacionaliste për një shtet të këtillë. Gjithë kjo është vërtetë, por përsëri do të thosha, që sipas meje Marrëveshja Kornizë, ndihmoi që të stabilizohet Maqedonia”, thekson Mirjana Malevska.

Ndërkaq, Jove Kekenovski profesor i sistemit politik, pasi përmend, sipas tij disa nga anët pozitive të Marrëveshje së Ohrit, thekson për Portalb,  se përgjigja për atë se pse shqiptarët dhe maqedonasit e përjetojnë në mënyra të ndryshme atë, është shumë e thjeshtë.

“Shqiptarët me marrëveshjen arritën të realizojnë më shumë të drejta individuale dhe kolektive, status dhe pozicion që janë shumë larg standardeve ndërkombëtare dhe rregullave  përgjithësisht të pranuara dhe ,të garantuara me aktet ndërkombëtare.Pasqyrimi i fundit për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit, nga ana e Qeverisë së Maqedonisë tregoi se ekziston një disproporcion i madh  midis përfaqësimit të komuniteteve etnike në institucionet shtetërore  dhe se është shkelur principi i përfaqësimit adekuat”, thotë Kekenovski

 Në këtë kontekst ai shprehet se në Sekretariatin për Implementimin e Marrëveshje së Ohrit, shqiptarët janë përfaqësuar me 78.1 %, në Ministrinë e Pushteti Vendor me 46.5, në Ministrinë e Shëndetësisë 43.8%, Ministrinë e Arsimit dhe Shkencës 30.6%, Zyrën e Avokatit të Popullit 35.9%. 

“Qytetarët tjerë të vendit tonë, përfaqësues të komuniteteve tjera etnike dhe maqedonasit me shumë dhimbje e përjetojnë këtë favorizim, këtë jokorrektesë dhe këtë mosbalancë të imponuar qëllimisht. Shkurt,  kemi favorizim të një komuniteti në kurriz të të tjerëve. Kjo gjithsesi është është një pasqyrim i drejtpërdrejtë dhe reflektimi i padrejtë i dallimit të madh në numër mes shqiptarëve dhe komuniteteve tjera etnike, por edhe i qasjes agresive të shqiptarëve që asesi të ndalet”, vlerëson Kekenovski. 

Mlaevska ndërkaq, thotë se për të është e paqartë se pse me Sekretariatin për Implementimin e Mrrëveshje së Ohrit, gjithmonë drejtojnë shqiptarët. Mbase, thekson ajo, kjo mund të jetë kështu për shkak të zgjidhjes së çështjes së përfaqësimit adekuat edhe pse nuk mund të pajtohet me të. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button