Në Dollogozhdë të Strugës vdes në dasëm tupanxhiu

Në fshatin Dollogozhdë, të Strugës, si pasojë e një ataku kardiak jetën e ka humbur  një instrumentist i cili në ato momente merrte pjesë në një gëzim familjar, njofton  ‘’Strugalajm’’ .

Dëshmitarët okularë thonë se i ndjeri deri në momentin që përjetoi vdekjen ishte duke i rënë daulles së tij me shumë pasion në oborrin e shtëpisë ku festohej martesa e një çifti të ri. Ai bashkë me grupin e tij, gjatë gjithë ditës ishin pjesë e ceromonisë së dasmës në të gjitha stadet e saj,  duke mos u ndarë për asnjë moment nga instrumenti  në ditën e fundit të jetës së  tij.

Lajme të ngjashme

Back to top button