UEJL pranon rreth 1000 student për studime master

965 student për studime master do të pranojë Universiteti i Evropës Juglindore në Tetovë dhe Shkup.

Programet studimore do të jenë në gjuhën shqipe, maqedonase dhe angleze, varësisht prej drejtimit të përcaktuar.

Regjistrimi i studentëve në studimet e ciklit të dytë për vitin akademik 2013/14 (pasdiplomike) dyvjeçare, sipas modelit 3+2, dhe njëvjeçare sipas modelit 4+1.

Në rast se paraqiten më pak se 15 kandidatë në programin studimor, universiteti ka të drejtë mos të fillojë me programin përkatës studimor, kurse kandidatëve gjegjës do t’u ofrojë mundësi të regjistrohen në ndonjë program tjetër studimor.

Drejtimet ku kandidatët mund të përcaktohen për studime janë:


Cikli i dytë i studimeve 3+2; Fakulteti i drejtësisë, Fakulteti i biznesit dhe ekonomisë, Fakulteti për administratë publike dhe shkenca politike, fakulteti i shkencave dhe teknologjive bashkëkohore, fakulteti i gjuhëve, kulturave dhe komunikimit, Instituti i ambientit të jetesës dhe shëndetit si dhe Instituti për hulumtim shkencor ‘Max Van Der Stoel’.

Cikli i studimeve 4+1; Fakulteti i drejtësisë, Fakulteti i biznesit dhe ekonomisë, Fakulteti për administratë publike dhe shkenca politike, fakulteti i shkencave dhe teknologjive bashkëkohore.

Të drejtë regjistrimi në regjimin e studimeve pasdiplomike të ciklit të dytë, sipas modelit 3+2 (dyvjeçare) kanë kandidatët që kanë diplomë (të nostrifikuar)3 universiteti (të ciklit të parë), ose diplomë gjegjëse nga studimet trevjeçare (180 ECTS kredi) apo katërvjeçare (240 ECTS).

Të drejtë regjistrimi në regjimin e studimeve pasdiplomike të ciklit të dytë, sipas modelit 4+1 (dysemestral), kanë kandidatët që kanë diplomë (të nostrifikuar) universiteti (të ciklit të parë), ose diplomë gjegjëse nga studimet katërvjeçare (240 ECTS kredi).

Cmimi i studimeve për semestër është 900 respektivisht 1000 euro, varësisht prej drejtimit.

Afati i aplikimit është i hapur deri më 14 shtator./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button