Deklaratat më interesante në futboll

Viti që po lëmë pas pra 2014-ta ishte padyshim një nga vitet më interesante në botën e futbollit.

Tani ne j’u sjellim edhe disa nga thëniet më interesante në botën e futbollit gjatë këtij viti.

Trajneri i Sampdorias, Sinisa Mihajlovic: ”Një stadium pa tifozë është si një grua pa gjoks”

Presidenti i Federatës italiane,Marcello Nicchi: ”Ne të gjithë ëndërrojmë ta shohim Monica Bellucci të zhveshur”.

Mario Balotelli: ”Nëse e mposhtim Kosta Rikan dua një puthje në faqe nga mbretëresha e Britanisë së Madhe”.

Tanimë ish trajneri i Brazilit, Scolari pas humbjes turpëruese nga Gjermania: ”Kjo është dita më e keqe në jetën time”.

Kapiteni i Liverpoolit dhe i Anglisë, Steven Gerrard pasi humbi titullin e Premier Leagues dhe pas eliminimit në fazën e grupeve nga Botërori: ”Këta ishin tre muajt më të keq në karrierën time”.

Ish trajneri i Juventusit, Antonio Conte: ”Ju nuk mund të shkoni në një restaurant me tre yje me 10 euro në kulet”.

Walter Mazzarri 4 ditë para shkarkimit: ”Lojtarët u paraqitën më dobët në pjesën e dytë ndaj Veronas, por kjo ishte normale sepse filloi shiu”.

Lajme të ngjashme

Back to top button