Kalendari i ngjarjeve astronomike të vitit 2015

Viti 2015 parashikohet si vit i eventeve astronomike dhe ne qiell do te kemi mundësinë te shohim tre kometa te dukshme me sy, një super hënë te kuqe, një eklips te diellit, shi yjesh

Kometa  C/2014 Q2 Lovejoy. Viti do te hapet ne shenjen e kometës C/2014 Q2 Lovejoy, qe ka filluar te duket ne qiejt tanë qe ne Krishtlindje dhe është i dukshëm edhe me sy te lire.
Kjo komete do te jete e dukshme gjate gjithë muajit janar dhe ne datën shtate ajo do te shënojë edhe distancën me te shkurtër me Token prej 70 milion km. Ne këtë periudhe do te hasim edhe te ashtuquajturën rënie e yjeve Quadrantidi, qe do te arrijnë pikun ne datën 4 janar.

Eklipsi i Jupiterit. Rreth fundit te janarit, data 24 do te jete një tjetër moment eventi astronomik. Është fjala per eklispin e trefishte te Jupiterit nga ana e hënave te tij, Io, Callisto dhe Europa. Gjithsesi, vrojtimi i eklipsit do te jete i vështirë pasi ai do te jete i dukshëm ne një horizont te ulet, pamje qe gjithsesi do te mundësohet ne datën 6 shkurt, pasi ne këtë date Dielli do te jete ne pozicionin qe ndihmon pamjen.

Eklipsi i Diellit. Hyrja e stinës se pranverës do te shoqërohet me Eklipsin e Diellit. Ne 20 mars ky eklips do te jete total ne zonën e Arktikut dhe ne masën 60 ne zonën europiane dhe tek ne.

Eklipsi i Hënës. Hëna do te jete protagoniste e eventeve ne datën 4 prill me eklipsin e saj, i cili gjithsesi këtë radhe nuk do te jete i dukshëm ne Europë. Ne datën 23 maj Saturni do te ofroje pamjen me te madhe te tij, ndërkohë qe një gjë e tille do te ndodhe me Jupiterin ne datën 5 qershor.

Kometa C/2014 Q1 PanSTARRS. Ne fillimet e qershorit te viti 2015 kjo komete do te jete e dukshme edhe me sy te lire. Ne fillim te korrikut Jupiteri dhe Venusi do te ofrohen pranë njeri-tjetri vizualisht sa do te duket se janë te bashkuar.

Shiu i meteorëve. Ne muajin gusht është parashikuar qe te ketë një tjetër event dhe këtë radhe është fjala për rënien e meteorëve.

Super Hëna. Ne 28 shtator te 2015 parashikohet një eklips i Hënës, plotësisht e shikueshme ne zonën tone, moment ky qe do te përkojë edhe me Super Hënën, ose Hënën me te madhe te vitit.

Catalina. Ne fillim te vjeshtës është parashikuar qe ne Toke te arrije edhe një tjetër komete, Catalinia, ndërsa ne nëntor vjen Alfa Monocerotidi dhe ne dhjetor Geminidi.

Ne 23 dhjetor kometa Aldebaran parashikohet qe te jete protagonistja e qiejve tanë.

Lajme të ngjashme

Back to top button