Një pjesë nga Qendra e Shkupit e mbyllyr për komunikacion

Një pjesë e qendrës së Shkupit sot prej orës 11:00­13:30 dhe prej orës 20:00­1:00, për shkak të manifestimeve për Vitin e Ri do të jetë e mbyllur për trafikun në të dy drejtimet.

Të mbyllur për komunikacionin do të jenë rrugët “11 Tetori” dhe “Dimitrija Çupovski”, prej udhëkryqit me rrugën “Filipi i II i Maqedonisë” deri në kryqëzimin me rrugën “Dame Gruev”. Për këtë shkak do të ketë kahëzime të linjave të autobusëve të cilat kalojnë në këtë drejtim.

Autobusët 26, 50, 57, 59 në Spitalin e qytetit do të shkojnë në rrugën, “11 Tetori” drejt Tregut të gjelbër, mandej djathtas nëpër rrugën “Cirili dhe Metodi” (Ramstor) dhe do të vazhdojnë në drejtimin e tyre. Në drejtimin e kundërt do ta përdorin rrugën “Dame Gruev” prapa Kuvendit.

Autobusët 3, 3A, 3B, 4, 4A, 5, 7, 7B, 15, 15A, 21, 21A, 22, 23, 24, 25 do të lëvizin nëpër Bulevardin “Koço Racin” rrugën “Cirili dhe Metodi” (Ramstor) dhe do të vazhdojë në drjetimin e tyre. Në drejtim të kundërt do të lëvizin nëpër rrugën “Dame Gruev” prapa Kuvend dhe do të vazhdojë në drejtimin e tyre. Ndërkohë do të përdorin ndalesat ekzistuese të autobusëve.

Qyteti i Shkupit u bën thirrje të gjithë shoferëve të respektojnë regjimin e vendosur përkohësisht.

Lajme të ngjashme

Back to top button