Komunikacioni po zhvillohet me vështirësi, por pa pengesa

Komunikacioni në Maqedoni po zhvillohet me vështirësi, në kushte dimërore. Në rrugë ka ndalesa vetëm për automjete të rënda të transportit, ndërsa aeroporti i Shkupit funksionon normalisht.

Lidhja Auto Moto e Maqedonisë sot në mëngjes informoi se nëpër rrugë ka mbetje të borës, ndërsa reshje të dobëta bore ka në pjesën më të madhe të vendit, përveç se në Strazhë, ku ato janë me intensitet më të fuqishëm. Për shkak të temperaturave të ulëta në orët e natës është vërejtur dukuria e ngricës.

Ndalesë për qarkullim të automjeteve të rënda të transportit ka në drejtimet rrugore Gostivar aksi Mavrovë­Dibër, Tetovë­Kodër e Diellit, Tetovë­vendkalimi kufitar Jazhincë, Dibër­Strugë, Strugë­vendkalimi kufitar Qafë Thanë, si dhe në kalimet malore Strazhë, Presekë, Bukovë dhe Gjavatë.

Qarkullimi i autobusëve dhe trenave gjithashtu po zhvillohet në kushte dimërore, por pa ngecje. Në stacionin e autobusëve në Shkup tani për tani autobusët arrijnë dhe nisen në kohë të rregullt.

Lajme të ngjashme

Back to top button