Rama – Renzi: Italia dhe Shqipëria ditën të përballojnë sfida të mëdha gjatë viteve të fundit

Kryeministri i Shqipëri Edi Rama dhe homologu i tij italin Matteo Renzi pas një takimi disa minutash midis dy delegacioneve të dy vendeve kanë mbajtur një konferencë të përbashkët për shtyp, ku kanë folur rreth bashkëpunimit dy palësh, ecurisë evropiane të Shqipërisë dhe marrëdhënieve midis vendeve të rajonit, raporton Anadolu Agency (AA)

Kryeministri Rama në fjalën e tij ka deklaruar se kjo vizitë është një mesazh i qartë i mbështetjes së Italisë ndaj Shqipërisë dhe një mbështetje për qëndrimin e shprehur nga kryeministri italian për domosdoshmërinë e integrimit të Shqipërisë në BE sa më parë. “Kjo është një marrëdhënie speciale historike dhe tradicionale e çuar përpara nga të gjitha qeveritë në Romë dhe në Tiranë pavarësisht përkatësisë politike.

Ndajmë të njëjtat pikëpamje për botën, Evropën dhe shoqërinë, për domosdoshmërinë e lëvizjes me shpejtësi përpara të së majtës ku kanë nevojë më shumë se më parë shoqëria dhe Europa. Kemi marrë konfirmimin e Italisë pa ekuivok si partnerë strategjikë për Shqipërinë për mbështetjen e vazhdueshme për rrugëtimin evropian dhe zhvillimin ekonomik dhe social midis dy vendeve”- u shpreh kryeministri Rama.

Nga ana tjetër Rama ka konfirmuar se është diskutuar për thellimin më tej të marrëdhënieve dy paleshe, kjo e përmendur edhe nga homologu i tij italian. Rama ka pohuar se ka informuar kryeministrin italian edhe për përparimin që janë bërë në lidhje me marrëdhëniet me Serbinë dhe qasjes së Shqipërisë në funksion të bashkëpunimit rajonal dhe në funksion të integrimit evropian të Ballkanit.

Pjesë e diskutimeve sipas kryeministri Rama dhe Renzi mes dy delegacioneve kanë qenë edhe ajo e taksës së transportuesve shqiptarë të mallrave në Itali, një taksë e mbetur në fuqi që prej rreth 60 vitesh. Gjithashtu është diskutuar mes dy kryeministrave edhe për fillimin e bisedimeve për njohjen e pensioneve të emigrantëve, duke qenë se në Itali ka një numër të konsiderueshëm emigrantësh shqiptare.

Ndërsa në fjalën e tij kryeministri i Italisë Matteo Renzi ka deklruar se Italia dhe Shqipëria ditën të përballojnë sfida të mëdha gjatë viteve të fundit. “Siç e dimë Shqipëria prej disa muajsh është një vend me statusin e kandidatit për në BE dhe në këtë kontekst duhet të një vrapim me qëllim që të afrohen negociatat për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.

Më 23 janar ministrat e Jashtëm të Shqipërisë, Serbisë dhe Italisë do të takohen së bashku në Romë. Dua të theksoj se nuk mund të kemi një të ardhme të Evropës pa zgjerimin e saj”- ka theksuar Renzi. Kryeministri italian gjithashtu ka deklaruar se mes Shqipërisë dhe Italisë ka një miqësi dhe kjo miqësi duhet vetëm të thellohet.

Në lidhje me operacionin e shpëtimit të tragetit “Norman Atlantic” Renzi ka pohuar se kanë patur bashkëpunimin e menjëhershëm të autoriteteve shqiptare, duke shmangur në këtë mënyrë një tragjedi të vërtetë. Takimi radhës i kryeministri Renzi është me kryetarin e Parlamentit Ilir Meta dhe Presidentin Nishani, dhe sot ai do të përfundojë vizitën zyrtare në Shqipërisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button