Edi Rama mbron Sali Berishën – nuk e lejon një plak që ta shajë (VIDEO)

Ceremonia e shpërndarjes së lejeve të legalizimit për banorët e Kamzës, zonë e njohur si bastion i PD-së, është shoqëruar edhe me humor.

Vetë kryeministri Edi Rama i dha tapitë disa qytetarëve.

Njëri prej personave që morën tapitë, ishte edhe Murat Sulejman Xheta.

I moshuari me qeleshe mori mikrofonin të falënderonte Partinë Socialiste dhe të fliste kundër PD-së.

Por, Rama duke qeshur i tha se nuk do ia linte mikrofonin të shante Salinë, raporton Ora News.

Madje në një moment tërhiqnin mikrofonin mes njëri tjetrin.

Madje në fund Rama i kujtoi shprehjen “nëse të gënjejnë një herë është faji im, nëse të gënjej dy herë është faji yt. Saliu nuk ka faj”.

Lajme të ngjashme

Back to top button