QZHM: Ose të tërhiqet Ligji për mediume ose të pranohen ndryshimet

Qendra për zhvillimin e mediumeve, beson se propozim ligjet për mediumet dhe ligji për shërbimet audio dhe audiovizuale, duhet të tërhiqen, ndërsa nëse kjo nuk bëhet, propozon 68 amendamente për ndryshimin e të njëjtit.

Propozimet e tyre, QZHM-ja i ka dërguar në Parlament, te partitë politike, tek Ministria e administratës dhe shoqërisë informatike dhe deri te Sekretariati për çështje evropiane.

“Qendra për zhvillimin e mediumeve, e ndjek procesin e miratimit të legjislaturës që ka të bëjë me mediumet dhe në të gjitha debatet publike që kanë qenë të organizuara deri më tani, e ka shprehur qartë jo-pajtueshmërinë e tyre në lidhje me rregullimin e mediumeve të shtypura dhe elektronike”, shkruan në letrën e dërguar nga QZHM-ja deri në shumë institucione të vendit. / Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button