Tre persona kanë marrë lëndime pas aksidentit në autostradën Shkup – Tetovë

Tre persona kanë marrë lëndime të rënda dhe janë ndaluar në spital për tu shëruar pas aksidentit që ka ndodhur mbrëmë në orën 22. 30 minuta në autostradën Shkup – Tetovë, informon zëdhënësi i policisë Marjan Josifovski.

Vetura e tipit “Mercedes”, me targa të Gostivarit i drejtuar nga M.T 33 vjeçar, ka goditur një veturë të ndaluar të tipit “Opel Astr” me targa të Shkupit në pronësi të M.K 54 vjeçar. Ky I fundit ka pasur problem me veturën dhe dy persona nga Ohri I kanë ndihmuar për ta lëvizur veturën  të cilët kanë qenë me veturën Ford.

Lajme të ngjashme

Back to top button