Profesorët letër të hapur deputetëve të Maqedonisë

Profesorët me letër të hapur deputetëve të Maqedonisë. Në letër profesorët i bëjnë thirrje të zgjedhurve të popullit që ta ndalojnë procedurën e mëtejshme dhe ti dëgjojnë ato para se të marrin vendim që mund ti kushtojë shumë shtrenjtë gjithë shoqërisë.

“Të respektuar deputet, para jush shumë shpejtë do të gjendet propozim ligji që është kontestuar nga ekspertët dhe kundër të cilit dolën në rrugë mijëra protestues student dhe mësimdhënës. Këto janë ndryshime për konceptin e të cilave shumë profesorë universitar e hodhën poshtë si kundërkushtetues, johuman, të dëmshme dhe të palogjikshme dhe që do të ndikojnë në autonominë e universiteteve.  Këtyre thirrjeve u janë bashkangjitur edhe 80 filozof botërorë nga e gjithë bota, të cilët ligjërojnë në universitetet më të njohura të botës. Ne ju ftojmë që ta aplikoni parimin bazë të demokracisë -. Të dëgjoni zërin e palëve që janë të shqetësuar “, thuhet në letrën e Plenumit të Profesorëve drejtuar deputetëve të Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button