Edhe Universiteti i Manastirit kundër ndryshimeve në ligjin për arsim të lartë

Administrata e Rektoratit dhe Senati i Universitetit “Shën Kliment i Ohrit” – Manastir kanë kërkuar nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Qeveria shtyrjen e ndryshimeve ligjore që parashohin vendosjen e provimit shtetëror në arsimin e lartë.

Në njoftimin për medie, Universiteti thotë se ka mbështetur përherë dhe do të vijojë të mbështesë reformat që çojnë në rritjen e cilësisë së arsimit të lartë, por në këtë rast kërkon më shumë kohë dhe përfshirje më të madhe të institucioneve universitare.

“Në këtë kuptim, duke pranuar propozimin tonë për shtyrjen e ndryshimeve ligjore, do të jepet mjaftueshëm kohë për të shqyrtuar dhe analizuar propozimet ligjore dhe të përfshihet në mënyrë aktive dhe kreative i gjithë potenciali i Universitetit, në gjetjen e zgjidhjeve të kënaqshme”, njoftoi Universiteti i Manastirit.

Konkluzioni i tillë u miratua në mbledhjen e mbajtur mbrëmjen e së premtes.

Lajme të ngjashme

Back to top button