Ivanov: Rasti ynë është unik, prandaj nuk ka zgjidhje

Kontestin për emrin e trashëguam nga gjeneratat e mëparshme të politikanëve dhe është rezultat i naivitetit tonë kur hymë në pavarësi. Rasti ynë është unik dhe prandaj nuk ka zgjidhje, por ne jemi realitet dhe një ditë do ta marrim atë që e meritojmë.

Këtë e deklaroi presidenti, Gjorge Ivanov në një intervistë për Radion e Maqedonisë me rastin e 70­ vjetorit të ekzistimit të kësaj medie në Republikën e Maqedonisë në lidhje me çështjen e emrit dhe kushtëzimin e hyrjes në NATO dhe në BE.

“Atë e trashëguam nga gjeneratat e mëparshme të politikanëve dhe është rezultat i naivitetit tonë kur hymë në pavarësinë e Maqedonisë, duke menduar se dallimet e vjetra ballkanike prej para njëqind vjetësh janë tejkaluar. Ne jemi realitet dhe ne duhet ta marrim atë që u takon të gjithëve, as më shumë e as më pak. Akgjykimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë tregoi se deri më tani janë sjellë me përgjegjësi sipas standardeve ndërkombëtare. Kjo tregon se duhet të qëndrojmë në këtë rrugë dhe se me kohë, por edhe me plotësimin e të gjitha kritereve të cilat kërkohen prej nesh, ne do ta marrim atë që e meritojmë”, thekson Ivanov.

Sipas tij, edhe pse me shumë mund, punë dhe dorëheqjesh të cilat të tjerët nuk i kanë bërë do të vazhdojmë të sillemi me përgjegjësi.

“Rasti ynë është unik dhe prandaj nuk ka zgjidhje, ndërsa bazohet në të drejtën e të qenit vetja. Kjo është e drejtë e jona dhe na takon neve. Ndërsa dikush që e mohon këtë, le të dëshmojë se nuk jemi ata që jemi”, thotë Ivanov.

Lajme të ngjashme

Back to top button