Seanca e parlamentit për mandatet e opozitës skenar i planifikuar

Qeveria nuk dëshiron që tu marrë mandatet deputetëve të opozitës, për shkak se kjo mund të jetë një hap nga i cili nuk ka kthim prapa, prandaj i jep mundësi dialogut, por edhe kjo nuk mund të zgjasë edhe shumë, theksojnë analistë të ndryshëm për Dojçe Vele.

“Mungesa e deputetëve të nevojshëm në seancën e djeshme për marrjen e mandateve të opozitës nuk ishte i rastësishëm, por një skenar i planifikuar me qëllim që të mbahet mundësia për dialog mes opozitës dhe pozitës veçanërisht para vizitës së komisarit evropian për zgjerim Johanes Han, thonë burime të parlamentit.

Dojçe Vele transmeton se seanca e djeshme  në parlament  duhej të mbahej patjetër për të respektuar rregulloren e Kuvendit. “Të gjithë e kanë të qartë se nëse merren mandatet e opozitës atëherë nuk do të ketë kthim mbrapa”, transmeton Dojçe Vele.

Lajme të ngjashme

Back to top button