Mehmeti: BDI nuk mbështet marrjen e mandatit të asnjë deputeti të Parlamentit

Deputetja e BDI-së Ermira Mehmeti në postimin e saj në Facebook ka bërë të ditur qëndrimin e BDI-së lidhur me heqjen e mandateve të opozitës.

“BDI nuk mbështet marrjen e mandatit te asnjë deputeti te Parlamentit te Maqedonise.

Qëndrimi ynë lidhur me marrjen e mandateve te opozitës eshte parimor dhe konzistent. Kryetari Ahmeti e ka bere te qarte se ne nuk e mbështesim marrjen e mandatit te asnjë deputeti, pavarësisht për cilin individ apo grup politik behet fjale.

Ky është një rast i mire qe te përsërisim thirrjen tone qe opozita maqedonase te rikthehet ne Parlament dhe te rivendoset dialogu politik mes mazhorancës dhe opozitës ne mënyrë institucionale.

Shqiptaret e Maqedonisë kane histori te hidhura me marrjen e mandateve te deputeteve, andaj ne asnjëherë nuk do ta mbështesim një votim te tille”, shkruan Mehmeti.

Lajme të ngjashme

Back to top button