Shaqa e zëvendëson Podolskin te Arsenali!

E ardhmja e Xherdan Shaqirit vazhdon të mbetet e paqartë. Edhe pse Pep Guardiola konfirmoi se mesfushori kosovar nuk do të largohet nga Bayern Munich, mediat vazhdojnë të spekulojnë rreth të ardhmes së reprezentuesit zviceran.

Sipas portalit zviceran, tio.ch, Xherdan Shaqiri ka gjasa ta zëvendësoi Lukas Podolskin te Arsenali. Reprezentuesi gjerman pritet të transferohet te Interi, derisa mesfushori me prejardhje nga Gjilani mund ta zërë vendin e tij.

Ish mesfushori i Baselit pëlqehet nga Arsen Wenger dhe transferimi në Londër do t’i jap mundësi Shaqirit që të luajë më shumë sesa te Bayern Munich. Kurse, përveç Arsenalit, për ta transferuar Xherdan Shaqirin së fundi po insiston edhe Juventusi.

Lajme të ngjashme

Back to top button