Mourinho i lumtur me lojtarët e tij

Trajneri i Chelseas, Jose Mourinho thotë se ai i ‘dashuron’ lojtarët e tij, pas paraqitjeve të mrekullueshme të tyre këtë sezon.

Blutë ‘blinduan’ vendin e parë në tabelë pas fitores prej 2-0 ndaj West Ham, ndërsa strategu portugez ka vetëm fjalë të mira për lojtarët e tij.

”Futbolli është futboll. Ju kurrë nuk e dini. E vetmja gjë që mund të bëjmë është që të ndalojmë paparashikueshmërinë e rezultateve duke luajtur gjithnjë e më mirë”.

”Rezultatet janë të mira, paraqitjet janë kualitetative dhe lojtarët janë të lumtur. Jam i lumtur për këtë. Unë i dashurojë lojtarët e mi”, tha Mourinho për gazetarët.

Lajme të ngjashme

Back to top button