10 aksidente gjatë ditës së djeshme në Shkup

 

Gjithsej 10 aksidente kanë ndodhur gjatë ditës së djeshme në rajonin e Qytetit të Shkupit prej të cilave një me lëndime të rënda trupore.

Në një aksident është lënduar rëndë drejtuesi i makinës, ndërsa lëndime trupore kanë marrë dy bashkëudhëtarë. Krahas këtij kanë ndodhur edhe tre aksidente në të cilat lëndime më të lehta kanë marrë dy drejtues të automjeteve dhe një këmbësor, ndërsa gjashtë janë me pasojë dëme materiale.

Policia rrugore gjatë ditës së djeshme ka zbuluar nëntë drejtues të automjeteve të cilët i kanë drejtuar automjetet nën ndikim të alkoolit,12 drejtues të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes etj.

Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” janë mënjanuar 60 automjete të cilat e kanë penguar zhvillimin normal të komunikacionit.

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button