Honorarët do të fshihen nga lista e të papunëve

Punëtorët me honorarë, të cilët do të marrin pagesa mbi rrogën minimale prej 9 590 denarë, automatikisht do të fshihen nga evidenca e të papunëve. Por, në rast të përfundimit të angazhimit me honorar, ata do të paraqiten sërish në Agjencinë e Punës, ku do t’i rikthehen listës si të papunë, përndryshe do të humbin benificionet e Agjencisë.

“Doemos të paraqitet. Do të thotë, i ka përfunduar marrëveshja, duhet të vijë dhe të thotë se unë vazhdoj të jem i papunë. Prej ku do ta dimë se vazhdon si i papunë?”, deklaroi Vllatko Popovski, Drejtor i Agjencisë për Punësim.

Popovski shprehet se nuk ka kthim automatikisht në listën e të papunëve, pasi kjo duhet të jetë dëshirë personale e qytetarit. Për aq kohë sa nuk kanë angazhim, qytetarët, do të jenë në listën e kërkuesve pasiv të punës. /Alsat-M

Lajme të ngjashme

Back to top button