Pronarët shqiptarë të objekteve që u dëmtuan gjatë protestave në Gjorce petrov, kërkojnë dëmshpërblimin

Pronarët shqiptarë të objekteve afariste që u dëmtuan tërësisht gjatë protestave të dhunshme 7 muaj më parë në lagjen “Gjorçe Petrov” ende nuk janë dëmshpërblyer nga Qeveria, pavarësisht premtimeve nga autoritetet. Sefedin Isaki, pronari i një restoranti i cili u shkrumbua në themele gjatë këtyre protestave thotë se atij i kishte premtuar drejtpërdrejtë zv/kryeministri Musa Xhaferi, se të gjitha pronat e dëmtuara do të dëmshpërblehen, por fatkeqësisht, edhe sot e kësaj dite, një gjë e tillë nuk është realizuar, transmeton Alsat M.

Pronarët thonë se janë detyruar që të futen në borxhe të mëdha për të meremetuar objektet e tyre afariste me qëllim që të mund të sigurojnë ekzistencën.

Pronarët shqiptarë të objekteve afariste në “Gjorçe Petrov” thonë se atyre pas protestave të dhunshme ku pësuan dyqanet e tyre, tani shteti iu bën presion përmes Drejtorisë së të Ardhurave Publike. Ata thonë se pothuajse çdo ditë inspektohen nga ky institucion.

Lajme të ngjashme

Back to top button