Shkup, studentët nesër në rrugë!

Edhe sot nga organizatat studentore bëjnë thirrje për pjesëmarrje sa më të madhe në protestën e nesërme kundër provimit shtetëror në Maqedoni. Unioni i Studentëve Shqiptar (USSH) dhe Plenumi Studentor thonë që nesër do të kërkojnë ta kthejnë arsimin në duart e studentëve.

Studentët kërkojnë nga prindërit dhe qytetarët e tjerë mbështetje, ata do të mblidhen në ora 14 para godinës së Qeverisë.

Për në protestën e nesërm, janë lutur të dalin edhe nxënësit, prindërit, profesorët e mbarë qytetarët. Në të njëjtën kohë, kërkohet që protesta të mos keqpërdoret për valëvitjen e simboleve kombëtare apo fetare, për të mos devijuar qëllimin e saj.

Qeveria mbetet e shurdhur!
Të shtunën Qeveria e miratoi propozim/ligjin i cili parasheh madje gjobat prej 10-30 mijë euro për universitetet si dhe dënime nga 1 deri në 3 vjet burg, për rektorët dhe dekanët që do firmosin diploma studentëve, pa iu nënshtruar provimit shtetëror. Të hënën i njëjti propozim ligj pritet që përmes procedurës së shpejt të kalojë edhe në Kuvend, në mungesë të opozitës. Ndërkohë, profesorët kërkojnë që të marrin pjesë në komisionet përkatëse në kalimin e ligjit në Kuvend, duke përfshirë edhe studentët. Mirëpo, deri tani, nuk kanë marrë një përgjigje. Ndërkaq, Dekani i Fakultetit Juridik “Justiniani i Parë”  Borçe Davidkovski i quan ndryshimet e ligjit për arsim të lartë, marrëzira dhe të papërshtatshme.

Lajme të ngjashme

Back to top button