Lufta për mbijetesë në kampet e sirianëve

Jeta e vështirë e sirianëve të cilët janë larguar nga vendi i tyre për shkak të luftës civile në vend dhe të cilët janë strehuar në kampet e ngritura në rajonet afër kufirit me Turqinë vështirësohet akoma edhe më shumë me fillimin motit të keq, raporton Anadolu Agency (AA).

Mijëra sirianë të cilët për shkak të luftës dhe intensifikimit të konflikteve mes forcave të regjimit dhe opozitarëve janë shpërngulur veçanërisht në vendet që ata i shohin si një strehë të sigurt si Turqia dhe vendet përreth. Ndërsa sirianët të cilët nuk janë larguar nga vendi i tyre përpiqen të vazhdojnë jetën e tyre në kampet e ngritura në qytete të ndryshme në rajonet kufitare me Turqinë.

Një numër i madh i sirianëve janë strehuar në çadrat e kampeve Essalame dhe Babun Nur që është ngritur në Azez të Alepos nga Shoqata Humanitare për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut (IHH).

Sirianët të cilët po përpiqen të vazhdojnë jetën e tyre në kampe nga njëra anë përpiqen të zgjidhin problemin e ngrohjes që ka ardhur me ftohjen e motit dhe në anën tjetër mundohen të gjejnë zgjidhje për çadrat dhe për baltën e krijuar nga shirat. Fatma Faraç e cila është strehuar në kampin e çadrave Babun Nur pas sulmeve ajrore në Alepo në një deklaratë për gazetarin e AA shprehet se kushtet e jetesës janë vështiruar akoma edhe më shumë me ardhjen e stinës së dimrit.

Faraç gjithashtu ka theksuar se për shkak të shirave disa çadra janë përmbytur nga uji dhe disa orendi kanë dalë jashtë përdorimit. Faraç thekson se: “Erdhi dimri, kampet çadër janë përfshirë nga balta. Ka probleme me WC, uji është i kufizuar. Fëmijët mbajnë ujë me bidonë. Kemi vështirësi por gjithsesi ne lutemi që në dashtë zoti një ditë të kthehemi në shtëpitë tona”.

– “Sëmundjet kanë filluar të shfaqen”

Abdulrezak Mahmud shpjegon se gjatë qëndrimit të tyre në çadra mundohen të ngrohen me mundësitë e tyre, por në mungesë të sobave, pavarësisht përpjekjeve për të ngrohur fëmijët, ata  kanë probleme me të ftohtin.

Mahmud i cili thekson se nuk vijnë ndihma të mjaftueshme shprehet se: “Deri tani kemi parë se vetëm Turqinë që na ka ndihmuar. Deri tani kemi mbijetuar në sajë të këtyre ndihmave, por kemi nevojë për më shumë ndihma duke filluar që nga furnizimet themelore me ushqime  dhe deri për produktet për pastrim. Ujë nuk ka, sapun nuk ka, nuk kemi mundësi të lahemi e të pastrohemi. Dhe për këtë arsye kanë filluar të shfaqen sëmundjet te fëmijët. Kërkojmë të rriten ndihmat”.

Mahmud thekson se përveç luftës civile ata po përballen edhe me mbijetesën dhe shpreh dëshirën që kjo luftë të mbarojë sa më parë dhe ata të kthehen në shtëpitë e tyre.

Lajme të ngjashme

Back to top button