Mbi 700 punëtorë të fabrikës së gypave në Kumanovë, prej 3 ditësh janë në grevë

Mbi 700 punëtorë të fabrikës së gypave “11 Tetori” në Kumanovë, prej 3 ditësh janë në grevë për shkak të vonesës prej 7 muajsh tashmë të pagave dhe pagesës së kontributeve. Ata thonë se me këtë krizë, nuk mund të mbijetojnë, pasi jeta e tyre varet vetëm nga paga. Metodija Seizovski, kryetar i Sindikatës së Punëtorëve thotë se kërkesat minimale të punëtorëve që ai përfaqëson, janë që deri para vitit të ri, t’u ndahen të paktën 2 paga dhe kontributet për to.

“Oferta jonë përfundimtare u ul në vetëm 2 rroga dhe pagesën e kontributeve të atyre dy muajve. Tani për tani nuk kemi asnjë lajm prej drejtuesve . Ne jemi këtu prej 3 ditësh, por do të rrimë edhe 4, 5, 6 ditë të tjera, deri sa nuk arrijmë ta zgjidhim problemin. Jemi të gatshëm për negociata, presim të ulemi në tavolinë dhe të gjejmë zgjidhje për interesin e të gjithëve”, deklaroi Metodija Seizovski ,kryetar i Sindikatës së Punëtorëve.

Greva 3 ditore e punëtorëve nuk prish rehatinë e drejtuesve të kësaj fabrike ndërsa paralajmërohen protesta më radikale, më masive e deri edhe bllokim rrugësh nëse nuk u plotësohen kushtet minimale.

Lajme të ngjashme

Back to top button