Riregjistrimi i të papunëve pa shkuarje në sportele

Fondi për Sigurim Shëndetësor nga viti i ardhshëm, të dhënat për riregjistrimin e personave të papunë do t’i marrë përmes rrugës zyrtare nga Drejtoria për të Ardhura Publike. Kjo do të thotë se personat të cilët veç më janë riregjistruar në këtë bazë nuk do të kenë nevojë të shkojnë në sportelet e Fondit për të kryer riregjistrim të ri, ndërsa do të kenë vazhdimësi në sigurimin shëndetësor.

Sipas drejtoreshës së Fondit për Sigurim Shëndetësor Maja Parnarxhieva­Zmejkova kjo do të kontribuojë që të shmangen turmat para sporteleve për riregjistrimin e të papunëve dhe personave me të ardhura të ulëta për sigurim falas shëndetësor.

“Në pajtim me ligjin për kontribute sociale, ky obligim paraqet agoni për rreth 240.000 qytetarë. Ky numër dallon nga viti në vit, por të punësuarit tanë çdo vit përballen me numër të madh të të siguruarve, të cilët shpeshherë këtë obligim e lënë deri në afatin e fundit, 31 mars dhe atëherë në shërbimet rajonale është jashtëzakonisht vështirë edhe për vetë të siguruarit, por edhe për të punësuarit. Nga viti 2015 të dhënat për riregjistrimin e personave të papunë, do t’i marrim nga kategoritë e cenueshme të të siguruarve, të cilët nuk kanë arritur në kohë të riregjistrohen për shkak të kësaj të humbin ndonjë të drejtë, si pajisje ortopedike”, deklaroi drejtoresha Parnarxhieva-Zmejkova.

Shtoi se një kohë të gjatë kanë punuar me DAP­in për ta tejkaluar këtë problem dhe përfundimisht këtë pranverë, siç thotë, nuk do të jemi dëshmitarë të nervozës nëpër shërbimet rajonale.

Në pajtim me Ligjin për kontribute nga sigurimi i obligueshëm shëndetësor, riregjistrim bëjnë të siguruarit të cilët si familje në vitin 2013 kanë realizuar të ardhura të cilat nuk janë më të larta se 96.600 denarë në vit dhe të siguruarit të cilët si familje në vitin 2013 kanë realizuar të ardhura më të larta se 96.000 denarë në vit, por jo më të larta se 85.412 denarë, vetëm në rast nëse në dy muajt e fundit kanë realizuar të ardhura të cilat janë më të ulëta se 16.100 denarë.

Për këto dy kategori të personave të siguruar, kontributin për sigurimin shëndetësor e paguan Ministria e Shëndetësisë.

Në pajtim me Ligjin për kontributet nga sigurimi i obligueshëm shëndetësor me të ardhura më të larta riregjistrohen të siguruarit të cilët si familje në vitin 2013 kanë realizuar të ardhura më të larta se 96.000 denarë, por më pak se 185.412.00 denarë do të paguajnë kontribute në kryegjë prej 50 për qind ose 1.128.00 denarë dhe të siguruarit të cilët si familje në vitin 2013 kanë realizuar të ardhura më të larta se 185.412 denarë do të paguajnë kontribute në kryegjë prej 100 për qind ose 2.256 denarë.

Mënyra e re e riregjistrimit doli nga projekti “Fund i turmave gjatë riregjistrimit të personave me të ardhura të ulëta”.

Sipas mënyrës së re personat të cilët veç më janë riregjistruar përmes kësaj baze nuk kanë nevojë të vijnë në sportelet e Fondit për të kryer riregjistrim të ri dhe si më tej të qëndrojnë në këtë bazë dhe do të kishin vazhdimësi në sigurimin shëndetësor.

Në pajtim me ndryshimet në Ligjin për kontribute nga sigurimi i obligueshëm sociale dhe në Rregulloren për indikacionet për mënyrën e realizimit të të drejtave dhe obligimeve nga sigurimi i obligueshëm shëndetësor, hiqen deklaratat për realizimin e neto të ardhurave nga viti paraprak dhe në vend të tyre vendoset kërkesë për pranim në sigurimin në të cilin do ta parashtrojnë personat e siguruar.

Lajme të ngjashme

Back to top button