Kompanitë e mëdha ankohen, Ligji për honorarët dëmton bizneset

Kompania Dauti bën të ditur për Portalb se është kundër ligjit për honorarët, pasi që sipas tyre po dëmtohet rënde biznesi.

“Ky ligji i ri po dëmton mjaft biznesin, sepse kompani të shumta ashtu si ne kanë nevojë për punëtorë më honorar, punëtor të përkohshëm. Ne për shembull angazhojmë ekspert të cilët kanë punë disa javë dhe më pas përfundojë. E tani ne i paguajmë me honorar. Ne jemi kundër këtij ligji”, tha për Portalb, Xhemali Dauti.

Ndërkaq gjatë ditës së djeshme mijëra qytetarë protestuan para ndërtesës së qeverisë, duke brohoritur: “Ju jeni hajdut”. Protesta e honorarëve u zhvillua e qetë dhe pa incidente.

Lajme të ngjashme

Back to top button