‘Hajde’ protestë para Kuvendit: Do ta kthejmë demokracinë dhe lirinë

Sot, para Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, 123 qytetarë dhe qytetare promovuan platformën për politikë qytetare – Hajde! Anëtarët e HAJDE, të ulur në karrige karshi Kuvendit, e para monumentit të KAÇKM, simbolikisht u dhanë mesazh deputetëve, si dhe pushtetit, që qytetarët janë burim i sovranitetit,  dhe se demokracia nuk është e mundur njerëz aktivë, të lirë dhe të bashkuar.

Duke diskutuar për atë se politika u takon qytetarëve, përfaqësuesit e HAJDE theksuan se kjo platformë paraqet grup joformal, por të organizuar të individëve të mendjehapu me ide dhe qëndrime të ndryshme, i cili synon të forcojë dhe të bashkojë forcat e fragmentuara demokratike në vend.

‘Hajde’ protestë para Kuvendit: Do ta kthejmë demokracinë dhe lirinë

 Marjan Zabrçanec theksoi se HAJDE synon të përkrahë qytetarët të mendojnë lirshëm, lirisht të komentojnë dhe krijojnë politika, dhe të kërkojnë lirisht pushtet më të mirë.  HAJDE, porositi ai, që nga ky moment bëhet platformë e hapur,  në të cilën mund të kyçet çdo individ i interesuar. HAJDE do të zhvillohet dhe ndërtohet nga brenda, dhe do të përballet me politikat e dëmshme të pushtetit.

   Artan Sadiku bëri thirrje: “HAJDE t’i thëmi”mjaft më!” padrejtësisë më të madhe sociale në Evropë. HAJDE të luftojmë së bashku me solidaritet për shoqëri me një jetë dinjitoze dhe barazi për të gjithë. Mundemi dhe duhet patjetër të mbrojmë shoqërinë nga vjedhjet e orkestruara, nga sulmi mbi më të pambrojturit dhe më të varfërit.  HAJDE të kthejmë një buzëqeshjet në fytyrat e vëllezërve dhe motrave tanë, fqinjëve dhe miqve, bashkëqytetarëve dhe fëmijëve”

Për Biljana Ginova, erdhi dita të drejtohemi, me zë të lartë dhe qartë t’i kundërvihemi shtypjes, e cila ngulfat britmën tonë. “HAJDE së bashku ta bëjmë këtë vend të sigurt për të gjithë ne, pa frikë se dikush do të na sulmojë sepse ne jemi gra, homoseksualë apo lezbike. Pa frikë se nuk do të kalojmë kufirin dhe se do të na vizatojnë dy viza në pasaportë, sepse jemi Romë. Pa frikë se vallë do të sigurojmë ekzistencën bazike për ne dhe fëmijët tanë, nëse ne jemi punëtorë të ndërmarrjeve të falimentuara apo punëtorë me honorar.

‘Hajde’ protestë para Kuvendit: Do ta kthejmë demokracinë dhe lirinë

Elizabeta Sekirarska, nga ana tjetër, theksoi se duhet të flitet shumë për arsimin, sepse bëhet fjalë për një organizëm të sëmurë seriozisht, që nuk mund të fshihet prapa floskulës “këto janë opsione për përmirësimin sistematik të cilësisë së arsimit”

Akif Kariman, duke folur për të rinjtë dhe mungesën e perspektivës për ta në vend, tha: “HAJDE të marrim përgjegjësi për përmirësimin e politikave që u dedikohen të rinjve. HAJDE të kërkojmë zgjidhje alternative dhe mekanizma që të mbetemi në Maqedoni. HAJDE të përmirësojmë kushtet, në të cilat jetojmë”.

Duke folur për marrëdhëniet ndëretnike, Petrit Saraçini tha se në pushtet kemi një koalicion multietnik, të cilin e mban makineri e bazuar në interes, para, nepotizëm, korrupsion, frikë, dhunë, servilizëm, krim, vjedhje të parave të popullit. “Streha e fundit e kësaj makine qëndron në pseudo-patriotizmin, në mobilizimin e epsheve nacionaliste. Prandaj, HAJDE të bashkohemi! Ky sistem mund të mundet vetëm nëse jemi bashkë, me sinqeritet dhe respekt të ndërsjellë”, përfundoi Saraçini.

Sllavço Dimitrov, duke folur për artin dhe kulturën, bëri thirrje: “HAJDE të fitojmë për të drejtën tonë njerëzore për kulturë, për art.  HAJDE luftojmë bashkë dhe të fitojmë mundësinë të shprehim më shumë të vërteta, të shohim gjëra të ndryshme të ndjejmë në më shumë mënyra, të lexojmë historinë me syze të ndryshme. HAJDE të luftojmë së bashku, për kulturë e cila përballet dhe e ndërmih këtë të Vërtetë, një dhe të vetme. HAJDE të luftojmë për jetën tonë dhe për jetën e bashkëqytetarëve tanë!”

Në fund, nismëtarët e HAJDE porositën qytetarët: “Në mesin tonë gjithmonë ka pasur dhe do të ketë njerëz që flasin zëshëm dhe i kundërvihen padrejtësisë dhe dhunës. Bashkohuni me ne, për të ekspozuar arrogancën e patriotëve të rrejshëm. Sepse vetëm ata që kanë marrë pjesë në fitimin e lirisë, do të dinë që edhe në të ardhme ta çmojnë atë”!

Lajme të ngjashme

Back to top button