Izet Zeqiri promovon librin nga eksperienca në parlament

Ish-deputeti Izet Zeqiri  ka vendosur që eksperiencën e tij si i zgjedhur në Kuvend ta përmbledhë në një libër.

Ai ka njoftuar sot do të bëjë promovimin e librit të shkruar në gjuhën maqedonase “Kreativno protiv ZA – Peripetii na eden zavrsen mandat)”.

Promovimi do të bëhet në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë, të enjten (25 dhjetor), në orën 12.

Zeqiri la mandatin e deputetit në vitin 2013, pak javë pas humbjes së tij në garën për Komunën e Tetovës.

Lajme të ngjashme

Back to top button