UNT me nismë për kthimin në vend të personave të kualifikuar

Universiteti Nënë Tereza ka ndërmarrë një iniciativë për kthimin e trurit në vend, përkatësisht të personave të kualifikuar dhe profesorëve. Rektori i këtij universiteti, Izet Zeqiri deklaroi para mbajtjes së tryezës së rrumbullakët në lidhje me këtë temë se, është pozitivisht i befasuar nga aplikimet që kanë bërë në këtë projekt dhe nga interesi që e kanë profesorët, transmeton Klan Maqedoni.

Zeqiri tha se UNT është e interesuar që këta profesor ta bëjnë mësimin edhe online por të ta organizojnë edhe në formë të moduleve që do të japin mësim.

“Nisur nga analizat që kemi bërë ne për shkaqe, dëmet dhe mundësitë për këtë proces, ne si universitet jemi shumë të interesuar që faktikisht të arrijmë që të kthejmë një pjesë të kuadrit, të profesorëve që punojnë gjithandej në botë, profesorët të cilët punojnë në industri që të kontribuojnë në mënyra të ndryshme, qoftë përmes mësimdhënies, qoftë përmes hulumtimit, pjesëmarrjes në projekte në UNT”, deklaroi Zeqiri.

Ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri ka përshëndetur këtë iniciativë pozitive, siç e ka quajtur ai, duke thënë se, kontributi i gjithë secilit që vjen nga jashtë me përvojën është një përfitim plus për sistemin arsimor.

“Në kuadër të ministrisë me vite është edhe programi i dhënies së bursave për të gjithë nxënësit të cilët regjistrohen në TOP 100 universitetet më të mira në botë sipas rangimit të Shangait. Kam qenë në Londër, ku kam taku disa nga këto bursistë dhe një nga komunikimet që kam pas me ato, do të mundohem gjatë muajit korrik kur ato kthehen në pushimin vjetor për ti takuar dhe do t’i ftojë të gjithë rektorët nga të gjithë universitetet që të njoftohen me studentët tanë, përvojat dhe eksperiencat”, deklaroi Shaqiri

Ndërkohë, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Adimirim Aliti, tha se për kthimin e kuadrove të kualifikuara përgjegjëse janë të gjitha institucionet. Ai tha për t’u kthyer truri që është larguar nga vendi, duhet të ndryshohet edhe atmosfera dhe t’u ofrohen kushte më të mira.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button