Goshev: Qeveria me asnjë kusht nuk do të tërhiqet nga honorarët

Ish Guvernatori i bankës së Maqedonisë, Petar Goshev mendon se qeveria nuk ka vullnet për tu tërhequr nga pagesa e  kontributeve sociale dhe pensionale për honorarët. Goshev mendon se qeveria nuk do të tërhiqet për arsye se ajo tash më i ka të llogaritura të ardhurat nga pagesa e këtyre kontributeve. Goshev thotë se qeveria nu do të tërhiqet nga kontributeve e honorarëve qoftë edhe me çmimin e 24 dhjetorit.

Detyrimi për pagesën e kontributeve për honorarët detyroi mijëra vetë të dalin dje në protesta për të treguar revoltën e tyre se qeveria me dhunë dëshiron të marrë një pjesë të të ardhurave të tyre.

Edhe përkundër këtyre protestave, ekspert dhe profesor mendojnë njëjtë si ish guvernatori Petar Goshev se qeveria nuk do të tërhiqet për asnjë kusht nga pagesa e këtyre detyrimeve.

Lidhur me fondet publike, Goshev theksoi se ata janë një mjegull sepse ato menaxhohen nga hajdut që menaxhojnë në mënyrë transparente duke fshehur nga opinion të dhënat më të rëndësishme siç është ajo se sa është borxhi publik I Maqedonisë.

Lajme të ngjashme

Back to top button